Aksident tragjik, humb jetën një 23 vjeçar, humbi kontrollin e mjetit

152

Një i ri 23-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme, në aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shalës.

Policia thotë se shtetasi I. Z., 23 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e makinës e cila më pas ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.