Aksident tragjik, humb jetën 19 vjeçarja

27

Një aksident i rëndë njoftohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Divjakë të Lushnjes. Aksidenti ka qenë fatal për një 19-vjeçare me emri Elsa Meçi, që ka ndërruar jetë pasi automjetit tip ‘’Audi’’ ka dalë nga rruaga duke shkuar për në plazh.

Pasagjerja Elsa Meçi, nuk i ka mbijetuar plagëve kurse janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, Vilson Hoxha dhe pasagjeri tjetër i paidentifikuar.

Mësohet se viktima është e fejuara e drejtuesit të mjetit.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Divjakë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:25, në rrugës nga Divjaka për në plazh, automjeti tip “Audi“, me drejtues shtetasin V. H., 25 vjeç, banues në Divjakë, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja E. M., 19 vjeçe, banuese në Zharrnec, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.