Aksident rrugor pranë Lezhës, humb jetën një person

46

Një burrë gjeti vdekjen sonte pasi u përplas nga një makinë në afërsi të Lezhës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”.

Atomjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin Pal Vathi rreth 55 vjeç.

I ndjeri, banues në Lezhë, për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.