Aksident rrugor, humb jetën një person ende i paidentifikuar

20

Përplasje fatale mes një autobusi dhe një makine fuoristradë me targa të huaja duke shkaktuar humbjen e jetës së një personi.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen.

Mësohet se mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.