Aksident në Vlorë, “Range Rover-i” përplas motorin

23

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Novoselë të qytetit bregdetar të Vlorës, aty ku drejtuesi i një motorri ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se drejtuesi i një motorri është në gjendje të rëndë, pasi është përplasur nga një mjet tip Range Rover, i cili është futur kundravajtje në rreth-rrotullim në Novoselë të Vlorës.

Drejtuesi i motorrit është transportuar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Mësohet se gjendja e tij paraqitet serioze.