Aksident në Vlorë, përplasen dy mjete, një i lënduar niset drejt spitalit

24

Dy automjete janë përplasur në një aksident rrugor paraditen e sotme në Vlorë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë ndërsa një person ka mbetur i lënduar dhe është nisur për ndihmë mjeksore drejt spitalit të Vlorën.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Rreth ores 10:46, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, në afërsi të rrethrrotullimit në fshatin Peshkëpi, një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. G, është përplasur me një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. H.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar një nga pasagjerët e mjetit “Benz”, shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç, i cili po transportohet në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.