Aksident në Vlorë, makina merr përpara një person

57

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Vlorë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “At Kristo Negovani”, të qytetit bregdetar.

Një këmbësore me inicialet V. Z., reth 60 vjeçe, është përplasur nga një automjet që dyshohet se drejtohej nga F. H., 27 vjeç.

Gruaja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.