Aksident në Velipojë, humb jetën 16 vjeçari

37

Aksident në aksin Velipojë.

Bëhet me dije se 16-vjeçari me inicialet O.T., po udhëtonte me një automjet bujqësor, teksa goditja nga pas nga një mjet tjetër ka qenë fatale për të.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Trush. Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.