Një aksident ka ndodhur te zona e njohur si pallatet “Agimi” në Tiranë, pranë Shallvareve.
Taksia e përfshirë në aksident është përmbysur në mes të rrugës.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të mësuar më tepër, por ende nuk ka shkaqe të qarta.
Paraprakisht nuk ka raportime për të plagosur.