Aksident në Tiranë. Shoferja merr para motorin, një i plagosur rëndë

22

Makina merr përpara motorrin, një i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në rrugën e “Rinasit” mjeti me drejtuese shtetasen D. K., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin Gj. Sh.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.