Aksident në Tiranë, plagoset një person

50

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Rinasit.

Një automjet ende i paidentifikuar dyshohet se ka aksidentuar mjetin motorr me drejtues shtetasin K. D., 47 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për identifikimin dhe kapjen e mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.