Aksident në Tiranë, plagoset një adoleshente

35

Një vajzë në moshë të mitur ka mbetur e plagosur sot pasdite pasi teksa kalonte rrugën u shtyp nga një makinë, drejtuesi i të cilës është shoqëruar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”.

Automjeti me drejtues M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeçe.

Adoleshentja është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, paraprakisht pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.