Aksident në Tiranë, një person humb jetën

17

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë natës, në periferi të Tiranës.

Rreth orës 00:30, sapo kishte hyrë e mërkura, në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës, mjeti me drejtues A.H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit Nr.6 të policisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.