Aksident në Tiranë, makina “merr me vete” një person

28

Një person është aksidentuar sot rreth orës 15:15.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën e njohur si “Varri i Bamit”.

Makina me drejtues shtetasin I.G., ka përplasur këmbësorin shtetasin E.B., 65 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit po pyetet mbi rrethanat.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.