Aksident në Tiranë, humb jetën një 50 vjeçare

43

Një grua ka humbur jetën sonte pasi u përfshi në një aksident ku u përplasën dy automjete.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në zonën “Misto Mame”, ku dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor dy makina.

Policia tha se janë përplasur mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe.

Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.