Aksident në Tiranë, e reja aksidenton për vdekje të moshuarën

46

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në qytetin e Tiranës. Në orën 10:00 në zonën e Alliasit, mjeti me drejtuesen 28-vjeçaren E.S., ka aksidentuar këmbësoren Xh.Ll., 67 vjeçe.

E moshuara është transportuar pas aksidentit në spital dhe aty ka humbur jetën.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariatin Nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes pasi nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dëmtimi në trup, teksa dyshimet paraprake sugjerojnë një hemorragji e brendshme