Aksident në Tiranë, dy automjetet përplasin motorrin, plagosen dy persona

97

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete e një motorr.

Më i dëmtuar nga ky aksident ka mbetur motorri, drejtuesi e pasagjeri i të cilit ka mbetur i plagosur.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues S. H., mjeti me drejtues E. Zh dhe mjeti motorr me drejtues F. K dhe pasagjer E. D. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.