Aksident në Tiranë, burrë e grua përfundojnë të plagosur në spital

41

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Ndroq.

Një çift bashkëshortësh dyshohet se janë përplasur nga një makinë që dyshohet se drejtohej nga një grua e cila ka humbur kontrollin dhe ka përplasur shtetasit N.R., dhe Gj.R.

Nga përplasja, burrë e grua kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjajre dhe po heton për shkaqet e aksidentit.