Një djalë dhe një vajzë mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Tiranës pasi u përfshinë në një aksident rrugor.
Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, kur shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe. Ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.