Aksident në Tiranë, 19 vjeçari i shkakton plagë të rënda kalimtares shtatzënë

53

Një djalë dhe një vajzë kanë marrë lëndime për shkak të një aksidenti.

Aksidenti ndodhi në Kinostudio, kur Jehon Breçani, 19 vjeç, ishte duke drejtuar një makinë tip Benz Mercedes.

Teksa po kalonte rrugën Xhanfize Keko, befas makina humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge, në trotuar.

Si pasojë ka plagosur një kalimtare rreth 30 vjeçe duke i shkaktuar plagë serioze. E plagosura ishte shtatzënë dhe sikurse raportohet, ka humbur njërën këmbë.

Dëshmitarët thanë se plagosja e të resë ndodhi pasi makina e përplasi dhe më pas përfundoi te një pemë në trotuar.

Policia tha se Jehon Breçani, 19 vjeç, banor i Tiranës ka marrë lëndime të lehta dhe është shoqëruar në polici.

I dyshuari është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë, Erzen Breçani.