Ballina Kronikë Aksident në Shkodër, ndërron jetë i riu

Aksident në Shkodër, ndërron jetë i riu

Aksident i rende me pasoje vdekje ka ndodhur kete mesdite ne rrugen Shkoder-Koplik.

Një person ka mbetur i vdekur ndërsa një tjetër është plagosur. Mesohet se viktima është identifikuar si shtetasi Nikola Sokoli, 26 vjeç.

Forcat e policisë që ndodhen në vendngjarje kanë nisur hetimet.

Shkoder/ Informacion Paraprak

Me datë 15.03.2019 rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen” për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tip”Benz” si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe.

Po kryhen veprimet me Grup Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.