Aksident në rrugën Tiranë-Durrës, plagosen 4 gra e vajza, ja gjëndja e tyre

50

Një aksident i ndodhur sot në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka shkaktuar 4 të plagosura.

Policia informon se janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P., me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dèmtuar pasagjerët D.M.,21 vjeçe, E.B., 33 vjeçe, L.M.,21 vjeçe dhe L.D., 42 vjeçe, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të saj.