Aksident në rrugën Tiranë-Durrës, përmbyset njëra nga makinat

62

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Maminasit, ku dy makina janë përplasur mes tyre.

Goditja ka qenë e fortë dhe një nga mjetet ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person i cili është transportuar me autoambulancë drejt spitalit për mjekim.

Gjendja shëndetësore e tij nuk dihet ende.

Policia e mbërritur në vëndngjarje ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit