Aksident në rrugën Fushë-Krujë, Tiranë, një person transportohet drejt Traumës

25

Një aksident ndodhi pasditen e sotme në rrugën nacionale Fushë Krujë-Tiranë, afër Tapizës.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë autovetura tip “Benz” me targa “AA 881 NN” i ka prerë rrugën një Audi me targa “AA 062 VP”.

Ndërkohë si pasojë e këtij aksidenti është plagosur njëri nga drejtuesit e mjetit.

Ai është dërguar drejt spitalit të Tiranës.

Policia po heton për të zbardhur më shumë detaje rreth aksidentit.