Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit.
Raportohet se një automjet është përplasur me një furgon. Më pas në aksident është përfshirë edhe një automjet tjetër.
Aksidenti ndodhi në aksin Rrëshën –Rubik.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy vajza. Ato janë transportuar në spitalin e Rrëshenit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Pritet të zbardhen shkaqet e aksidentit.