Aksident në rrugën Durrës-Tiranë, makina përplaset me kamionin

26

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Ngjarja është regjistruar në Vorë ku një automjet tip “Fiat Punto” i ka rënë nga pas një kamioni.

Nga përplasja fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar ndërsa mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për të bërë zhbllokimin e rrugës, mjeti “Fiat” është zhvendosur me litar nga një kamion. Megjithatë për disa minuta rruga u bllokua duke krijuar trafik të tejzgjatur.