Aksident në qendër të Tiranës, një grua ka marrë plagë serioze

63

Një grua ka marrë plagë serioze pasi teksa kalonte rrugën u përplas nga një motor dhe tani gjendet në spital.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:40, në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Mësohet se motomjeti me drejtues shtetasin M. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeçe.

Në gjendje të rëndë nga plagët e marra, gruaja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihet më shumë për fatin e saj.

Një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.