Aksident në Mirditë, mjeti del nga rruga, plagoset pasagjerja 55 vjeçare, dërgohet me urgjencë në Tiranë

76

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll., 59 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në një rrugë dytësore në Mirditë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime pasagjerja në këtë mjet, shtetasja B. D., 55 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.