Ballina Aktualitet Aksident në Maliq, një person mbetet i plagosur rëndë

Aksident në Maliq, një person mbetet i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor Korçë-Maliq. Dy automjete janë përplasur tek kryqëzimi i Drithasit.

Një i plagosur është transportuar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa në njërën prej mjeteve ndodheshin katër anëtarë të së njëjtës familjeje.
Ende nuk dihet shkaku, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.