Ballina Kronikë Aksident në Librazhd-Elbasan, përmbyset makina me 4 persona

Aksident në Librazhd-Elbasan, përmbyset makina me 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Xibrakë, ku një automjet ku udhëtonin katër persona është përmbysur në rrugë.

Mësohet se nga ky aksident nuk ka viktima, por të plagosur kanë mbetur tre pasagjerët dhe shoferi. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet për humbje të kontrollit të automjetit.