Ballina Kronikë Aksident në Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Aksident në Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Një automjet ka dalë nga humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit”.

“Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre pasagjerët në automjet, A. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë; I. B., 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P. S., 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz,”- raporton policia.

Të plagosurit po dërgohen drejt spitalit të Tiranës.

Ndërsa drejtuesi i mjetit tip BMW, 39-vjeçari me iniciale B. M., banues në Pukë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.