Aksident në Levan, furgoni bie në kanalin me ujë, forca policie tentojnë të nxjerrin pasagjerët

22

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 17:35, në fshatin Qarr, Levan, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. Z., banues në Tiranë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerë, shtetasi Xh. T. dhe L. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal Fier.

Një automjet tip furgon raportohet se ka rënë në kanalin anësor të rrugës.

Deri më tani raportohen për dy persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhen policia, zjarrëfikësja dhe ambulance.

Shkak për këtë aksident mendohet të jetë bërë kthesa e fortë dhe errësira në rrugë.