Aksident në kryeqytet, motorri përplaset me makinën, drejtuesi në spital

33

Një aksident është ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Policia bën me dije se përplasja ndodhi rreth orës 18:30, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit” ku u përfshinën në një përplasje mjeti me drejtues shtetasin G. I me motomjetin me drejtues shtetasin R. T, 32 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi R. T, i cili ndodhet në spital, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.