Një 17-vjeçar është përplasur nga një automjet teksa ka qenë duke ecur në bulevardin ‘Blu’ në Kamzë mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin e mitur me iniciale E. B., rreth 17 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.