Aksident në Kamëz, humb jetën 30-vjeçari

40

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes në Kamëz. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, një i ri me motor ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një makinë.

Sipas njoftimin zyrtar të policisë viktimë e aksidentit ka mbetur drejtuesi i motorit me inicialet F.H, 30-vjeç. Përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe si pasojë i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Me datë 22.07.2021, në bulevardin “Blu” mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25 vjeç, është përplasur me mjetin motorr me drejtues shtetasin F. H., rreth 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi F. H.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.