Ballina Kronikë Aksident në Fier, plagosen dy gra

Aksident në Fier, plagosen dy gra

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë pasditë në aksin rrugor Fier-Patos.

Një automjet ka dal nga rruga në afërsi të kthesës së Portëzës dhe si pasojë janë plagosur dy gra, të cilat janë dërguar në spitalin e Fierit për të marrë shërbimin shëndetësor.

Automjeti ka rënë në kanalin anësor të rrugës.

Shkak dyshohet të jetë parakalimi i gabuar i një automjeti tjetër që e ka detyruar të devijojë.