Aksident në Fier, makina përplas një grua 33 vjeçe

22

Një këmbësore 33 vjeçe është aksidentuar për vdekje në Roskovec. Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:10.

Sipas policisë, “shtetasi Sh. A., 43 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen B. L., 33 vjeçe, banuese në Roskovec, e cila ishte duke lëvizur në këmbë”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.