Aksident në Fier, këmbësori niset me urgjencë në spital

93

Një aksident automobilistik ndodhi sot pasdite në Fier. Makina përplasi një këmbësor.

Si pasojë shoferi dhe këmbësori janë nisur me urgjencë në spital.

“Sot rreth orës 18:25, në afërsi të qëndrës së qytetit Fier, shtetasi A. A., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” ka goditur një këmbësor, shtetasin F. M., 58 vjeç, banues në Fier”, tha Policia.

“Si pasojë e goditjes, është dëmtuar këmbësori dhe drejtuesi i motomjetit të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.