Një aksident është raportuar gjatë mbrëmjes në Elbasan.
Aksidenti ndodhi në vendin e njohur “Fusha e Loparit” pranë shkollës “Jorgji Dilo”.
Makina tip Mercedes Benz, e cila drejtohej nga një vajzë është përplasur me një tjetër mjet.
Nga përplasja janë shënuar vetëm dëme materiale, teksa vajza, e cila raportohet se ishte shtatzënë ka pësuar tronditje.
Ambulanca dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje.