Ballina Aktualitet Aksident në Elbasan, makina përplaset me çiklomotorin

Aksident në Elbasan, makina përplaset me çiklomotorin

Një aksident i rëndë u regjistrua sot në aksin e rrugës Elbasan-ish Kombinati Metalurgjik. Burime për median bëjnë me dije se një autoveturë është përplasur me një çiklomotor  dhe si pasojë drejtuesi i mjetit ka përfunduar poshtë autoveturës.

Edhe pse drejtuesi i autoveturës ka tentuar të evitojë përplasjen ajo ka qenë e pashmangshme. Drejtuesi i çiklomotorrit ka pësuar dëmtime serioze edhe pse ka patur në kokë kaskën mbrojtëse.Ai është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë ndërsa po hetohet për përcaktimin e shkaqeve e rrethanave të këtij aksidentit.