Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në orën 19:15, në Sukth.
Në aksident janë përfshirë mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”, shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.