Aksident në Durrës, humb jetën një person

34

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme  rreth orës 22:55, në lagjen nr.6, të qytetit bregdetar.

Një person i cili po lëvizte me biçikletë, dyshohet se është përplaur nga një automjet (ende i paidentifikuar) dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se ka humbur jetën H. B., rreth 62 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.