Aksident në Durrës, humb jetën një kalimtar i moshuar

30

Fund tragjik i jetës për një burrë në moshë të thyer në Durrës pasi u përfshi fatalisht në një aksident rrugor.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, rreth orës 15:35, në Rromanat duke cituar informacionin zyrtar që shpërndau policia lokale.

Mësohet se shtetasi K.I., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.