Aksident në Berat, “Benzi” futet në dyqan, një i plagosur në gjendje të rëndë

70

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës në Berat ku një mjet i tipit ‘Benz’ ka hipur në trotuar dhe është përplasur me një dyqan anës rrugës. Për pasojë janë dëmtuar këmbësorë të rastit Abaz Kaballi, Robert Sadikaj, Tahir Radiu, Astrit Veliu të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Berat.

Mësohet se një nga të lënduarit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar drejt Tiranës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë: Berat/Informacion paraprak

Sot , rreth orës 19:00 në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, në vendin e quajtur Axhensia shtetasi E.P., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin, ka hipur në trotuar dhe është perplasur me një dyqan anës rrugës.

Për pasojë janë dëmtuar këmbësorë të rastit, shtetasit A.K, R.S, T.R, dhe A.S, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.