Ballina Kronikë Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në autostradën Tiranë-Durrës pranë QTU.

Mësohet se dy makina janë përplasur fort me njëra tjetrën duke thyer barrierat mbrojtëse dhe të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rruge, e kanë marrë dëmtime të shumta.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.