Aksident në autostradën Fier-Vlorë, makina përfundon në kanal

36

Një vajzë e re ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën Fier-Vlorë.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 12:56 të mesditës së sotme, në autostradë, pranë fabrikës së kripës.

Automjeti tip ‘Golf’ me drejtues shtetasin F. Z., ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë është dëmtuar vajza e drejtuesit, e moshës 27-vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.

Lidhur me rrethanat e aksidentit, grupi hetimor po kryen veprimet e rastit.