Një aksident rrugor ndodhi pasdite në autostradën Elbasan-Tiranë.
Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve.
Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku pas ndihmës së parë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia mbërriti në vendngjarje për të bërë zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.