Aksident në autostradën Elbasan-Tiranë, një person përfundon në spital

44

Një aksident ka ndodhur në autostradën Elbasan-Tiranë.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme, një person ka mbetur i plagosur.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëra prej tyre tip “Ford Focus” me targë AA 744 HG, ndersa automjeti tjetër është me targa maqedonase dhe është dëmtuar më shumë.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit mes dy drejtuesve.