Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, plagoset pasagjerja

42

Përplasja e dy makinave ka përfunduar me një të plagosur mëngjesin e sotëm.

Rreth orës 08:55, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi H.M., duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me një tjetër mjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin B.L.

Si pasojë e përplasjes është lënduar pasagjerja në mjetin tip “Ford”, shtetasja F.M., e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.