Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, katër persona dërgohen në spital

51

Një aksident është raportuar ditën e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, konkretisht në vendin e quajtur Kryqëzimi i Gjadrit.

Një mjet tip Ford ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar 4 persona që gjendeshin në të, drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerët., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

“Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të vendit të quajtur ” Kryqëzimi i Gjadrit ” , mjeti tip “Ford” me drejtuese shtetasen M.C., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe 3 shtetasit që ndodheshin pasagjerë në këtë mjet, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes,” njoftoi Policia.